Profili i Kompanisë
Pirraci-U6 operon ne treg ne sektorin e konstruksioneve metalike prej 20 vitesh me deget ne Greqi-Kosove-Maqedoni. Tashme disponibiliteti i zyres se projektimit zgjeron (hap dyert) e shumellojshmerise se aktivitetit te kompanise. Portofoli shume cilesor i klienteve me te cilet Pirraci-U6 bashkepunon, jane treguesit me te mire te sherbimeve dhe produkteve cilesore qe ofron kjo kompani. “I sigurt drejt se ardhmes” Nuk eshte vetem slogani i Pirraci – U6 por eshte filozofia e kesaj kompanie.
PIRRAÇi - U6 KONSTRUKSIONE METALIKE
Ne ofrojmë zgjidhje të reja teknike përmes prodhimit dhe ngritjes se strukturave prej celiku me cilesi te larte. Kompania ofron nje ekspertizë të besueshme dhe profesionale, sherbim dhe cmim konkurues. Ekipi yne teknik dhe projektues asiston qe nga konceptimi deri ne realizimin e cdo ideje te klientit. Ne vazhdimisht investojme ne stafin tonë duke rritur aftesite profesionale te tyre, permes instruktimeve te sigurimit teknik dhe ne makinerite me të fundit në mënyrë që të sigurojme cilesi maksimale për klientët tanë.
Prodhimi & Ndertimi
Punimi i hekurit behet me makineri te teknologjise moderne evropiane ne te cilen cdo detaj mendohet me rendesi. Cilesia e hekurit eshte e certifikuar me kapacitetet me te larta europiane. Ngritja e nderteses dallohet nga cilesia dhe shpejtesia sipas kerkesave te klienteve tane. Disponojme te gjitha makinerite e nevojshme per formimin , prerjen dhe ngjitjen e metaleve. Cilesia e shkelqyer e sherbimeve tona bazohet tek eksperienca shume vjecare, fuqia punetore e specializuar, dhe njohja e teknikave moderne te punimit.
Zyra e Projektimit
Kjo zyre perbehet nga nje staf serioz profesionistesh si:
- Arkitekt
- Ing. Konstruktor
- Ing.Elektrik
- Ing.Hidroteknik
- Ing. Mekanik
Cilesia e sigurimit & Marka
Kompania jone eshte e kontrolluar nga sistemi i drejtimit te cilesise EN ISO 900 I:2008 dhe permban nje sistem cilesor kontrolli ne prodhim dhe zhvillim. Marke e regjistruar.
Projektet e realizuara
Ne kemi realizuar cdo lloj ndertese qe ka per baze konstruksione metalike, disa prej te cilave unike ne llojin e tyre, sepse ne investojme sistematikisht per rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe perpunuese si cdo kompani e ndertuar me vizion e fuqi konkuruese. Disa nga projektet per t’u permendur jane:
- Stadiumi “Loro Borici”
- Mbikalimet e kembesoreve ne autostraden Tirane-Durres
- Tirana Ring Center
- Birra Peja
- Dekoll
- Te Stela
- Teuta Durres
- Praktiker